Nuk mund të përfaqësohem në Komisionin e Reformës Zgjedhore nga ata që nuk e kanë besimin tim”, kështu është shprehur kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Në një prononcim për mediat lidhur me bllokimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Bardhi shprehet se e përcakton opozita se kush i përfaqëson në këtë komision dhe jo kryeministri Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij për mediat, Bardhi i ka bërë thirrje Kuvendit që të bëjë funksional Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe sipas tij, të heqë dorë nga farsa e bllokimit të komisionit.
Gazment Bardhi: Jemi për të caktuar ne dhe jo Rama se kush na përfaqëson në Reformën Zgjedhore. Grupi parlamentar i PD-së i ka dhënë besimin kolegëve për 2 vite, e mbajnë të bllokuar, kanë humbur besimin e atyre që i kanë mandatuar. Ju e patë që një pjesë e atyre që pretendojnë se përfaqësojnë popullin opozitar, sot nuk ishin në mbledhje. Unë po flas për një Reformë Zgjedhore që përmbush standardet e OSBE/ODIHR, duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Secili grup duhet të ketë përfaqësimin në komision.
Përfaqësuesit e vet, opozitës nuk ka të drejtë të ja bëjë askush. Jemi përpara një farse, një pazari, shqiptarët nuk duan as farsë dhe as pazar, duan Reformë Zgjedhore reale që garanton standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne i kemi gati propozimet tona për Reformën Zgjedhore, që këto të diskutohen, duhet t’i kthehet legjitimiteti.
Nuk mund të përfaqësohem nga kolegë që nuk e kanë besimin tim për të na përfaqësuar në komision. Sa kohë që nuk kanë shumicën dërrmuese, bëhet fjalë 7 deputetë përballë 50 deputetëve. Na thuhet që 50 do të kenë 1/3 e komisionit përfaqësim të opozitës, kjo është e paparanueshme, mungesë e legjitimitetit. Thirrja ime është që Kuvendi duhet ta bëjë funksional Komisionin e Reformës Zgjedhore, të heqë dorë nga farsa e bllokimit të Reformës Zgjedhore. Duan të bëjnë teatër me qytetarët.
/f.s