Bardhi i bashkohet Berishës, Kulluri: Hapa konfuzë, janë në udhëkryq! Zgjodhën anën e gabuar të lumit, do mbyten

Bashkimi i grupit të Gazment Bardhit me Rithemelimin, për Sekretarin për Marrëdhëniet me Publikun në PD Edvin Kulluri është hap konfuz që i ka çuar në udhëkryq.

“Bardhi dhe disa kolegë të tij deputetë për faj të paqartësisë së tyre kanë marrë hapa konfuze dhe të paqarta dhe e kanë çuar veten në udhëkryqe shumë të vështira për të gjetur rrugën. Rezoluta, akuzat ndaj Nokës dhe Berishës pastaj tërheqja nga akuzat, kërkojnë një paqartë dhe paqëndrueshmëri të zotit Bardhi.”

“Berisha në vetminë e tij me 14 deputetë do të donte numër më të madh deputetësh poshtë ballkonit”, shtoi Kulluri.

Qëllimi kryesor i këtij bashkimi sipas tij ka të bëjë me sigurimin e një vendi pune në parlamentin e ardhshëm.

“Nëse do ishin parimor do i kishin qëndruar vendimit që kanë marrë më 18 dhjetor. Kanë qenë dakord për të pezulluar Berishën nga grupi parlamentar atëherë dhe sot bëjnë të kundërtën. Me politikë s’duhet të merren njerëz që tu gjejë një vend pune politika, por ata që mund ti japin politikës. Këta duan që politika ti mbajë në sistem dhe t’u japë karrierë personale. Ata duan të kenë një vend pune në parlamentin e ardhshëm, por parlamenti nuk është vend pune… Kanë zgjedhur anën e gabuar të lumit. Rrjedha mbyt ata që qëndrojnë në anën e gabuar të lumit. Nuk do mbijetojnë dot me këto allishverishe politike.”/m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com