Bardhi e Shalsi “përplasen” te Konferenca e Kryetarëve, demokrati: Po shtyni raportin e KLSH! Doni të shantazhoni kreun e KLSH

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, është përplasur me Eduard Shalsin në Konferencën e Kryetarëve.

Demokrati u shpreh se shtyrja e raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit po bëhet me qëllimin për të shantazhuar kreun e KLSH.

“Është e pa precedent shtyrja e Raportit. Po e përdorni këtë për të shantazhuar kreun e KLSH. Kjo po ndodh për interesa personale dhe është e papranueshme”, u shpreh ai.

Kujtojmë se mbledhja e Konferencës së Kryetareve po ndodh kur vetëm pak orë më pas do të nisë sesioni i ri parlamentar.

Gazment Bardhi gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ka kërkuar nga maxhoranca që mandati i deputetes Olta Xhaçka të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, sipas tij, pa humbur kohë.

Po ashtu, Bardhi kërkoi që çështja e bllokimit të fondeve IPARD të BE-së për fermerët të trajtohet me prioritet, duke shtuar se “mbahen të bllokuara për shkak të korrupsionit dhe abuzimit qeveritar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com