Bardhi e Gjekmarkaj u zgjodhën nënkryetar në shkelje të statutit, Paloka: Situatë specifike

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Rithemelimit, Edi Paloka e konsideron legjitim procesin e zgjedhjes se Gazmend Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt në pozicionin e nënkryetareve të PD-së, përmes miratimit të ndryshimeve statutore në mbledhjen e Këshillit.

Në një intervistë për RTSH-në Paloka pranon se ka patur debate të shumta në mbledhjen e Kryesisë pas kërkesës së pjesës më të madhe të anëtarëve, që Bardhi dhe Gjekmarkaj, të jenë produkt i votës dhe jo e “katapultimit“ sikundër e konsideruan ata, zgjedhjen e tyre vetëm përmes miratimit të ndryshimit statutor që përcakton se kush është kryetar grupi dhe nënkryetar kuvendi janë nënkryetar Partie. Paloka zbulon se cili ishte propozimi që sheshoi debatet.

“Dispozita kalimtare që vetëm në këtë rast votimi të ishte përmes statutit meqenëse është një situatë specifike për shkak të bashkimit. Votimet e tjera do të jenë bazuar në statutin e kuvendit të 11 dhjetorit 2021 , ku çdo  përfaqësues zgjidhet përmes votës“, tha Paloka.

Ndërkohë Gazment Bardhi, një dite pas zgjedhjes nënkryetar Partie, shkoi në selinë blu ku edhe zhvilloi mbledhjen e grupit parlamentar. Pjesë e mbledhjes u bënë edhe deputetë që kundërshtuan një ditë më parë procedurën e zgjedhjes se tij. Vet Bardhi e sheh si përgjegjësi besimin që iu dha edhe pse pas shumë debatesh.

Kryesia e Rithemelimit me miratimin e ndryshime statutore u zgjeruar edhe me të tjerë mbështetës së Bardhit, me përcaktimin se kush është kryetar ose nënkryetar i komisioneve parlamentare bëhet pjesë e Kryesisë.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com