Bardhi apel Begajt të mos dekretojë ligjin për zonat e mbrojtura: Dil nga rreshti i të qenurit përfaqësues i PS

Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi i ka bërë apel Kreut të Shtetit, Bajram Begaj të mos dekretojë ligjn që i hap rrugën investimeve strategjike në zonat e mbrojtura, por ta kthejë mbrapsht.

Bardhi u shpreh se Presidenti Begaj duhet të dalë “nga rreshti i të qenurit përfaqësues i mazhorancës”, duke shtuar se ka për detyrë të respektojë Kushtetutën.

Ai theksoi se kjo është një provë për Kreun e Shtetit që të zgjedhë mes interesit të qytetarëve dhe të kryeministrit Edi Rama.

“Kemi një apel publik ndaj Presidentit, të ngrihet në lartësinë e detyrës së tij dhe të ktheje mbrapsht e të mos dekretojë ligjin për shkatërrimin e zonave të mbrojtura. Ka për detyrën të respektojnë Kushtetutën, të dalë nga rreshti i të qenurit përfaqësues i mazhorancës.

Është provë për Presidentin, të zgjedhë interesin e qytetarëve apo të zgjedhë interesin e Edi Ramës”, tha Bardhi.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com