Bardhi ankohet në PE: Parlamenti jo funksional, mazhoranca i refuzon opozitës të drejtat

Në Komisionin e Stabilizim Asociimit në Parlamentin Europian ne Bruksel, Gazment Bardhi ka ngritur shqetësimet e opozitës duke thënë se parlamenti është jofunksional prej 3 muajsh, teksa shtoi se nga ana e mazhorancës nuk ka pasur një dorë të shtrirë për dialog, por vetëm arrogacë të shtuar.

Në fjalën e tij ai theksoi se Parlamenti i Shqipërisë është jofunksional, për shkak se mazhoranca i refuzon opozitës të drejtat kushtetuese.

Ai tha ndër të tjera Bardhi përmendi dhe ngërçin e Reformës Zgjedhore, ku tha se lidhet me nevojën qe ka Shqipëria për zgjedhje te lira dhe te ndershme.

“Ashtu si raporti i Komisionit Europian evidenton, prej 22 muajsh në Kuvendin e Shqipërisë ne kemi rënë dakord të ngremë një komision bipartizan për te realizuar reformën zgjedhore i cili është bllokuar, nuk ka kryer asnjë veprimtari, nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje.

Nëse analizon 2 raportet e fundit të misionit te vëzhguesve të OSBE ODIHR do të vërehen çështje që vënë ne pikëpyetje garantimin e standardeve për zgjedhje te lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Qoftë raporti i vitit 2021, qoftë raporti i vitit 2023 evidenton fenomenin e shit blerjes se votës, keqperdorimit të burimeve shtetërorë apo abuzimit me nëpunësit e administratës publike ne funksion te frikësimit te votuesve apo orientimit te votave. K

jo është një çështje që do te duhet të adresohet përmes reformës zgjedhore por për fat të keq gjate këtyre 22 muajve puna e komisionit është penguar të prodhoje një produkt që do ti garantonte Shqipërisë zgjedhje te lira dhe të ndershme vitin e ardhshëm”, tha ndër të tjera Bardhi./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com