Kreu i qeverisë, Edi Rama i pranishëm në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë u shpreh se sot jetojmë në një epokë tjetër dhe Shqipëria pret me krenari dhe respekt aleatët e saj dhe partnerët.
“Jam i lumutr që një punë e nisur prej shumë kohësh, arriti të përfundojë dhe këtu bashkë me ne ka plot miq, partnerë, aleatë. Kjo është një bazë e cila është elemetn siguroe ëpr rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor, i cili e dimë mirë se është një rajon jo i parrezikuar nga kërcënimi dhe ambiciet e Federatës Ruse. Riaktivizimi i këtij aerporti ushtarak është pjesë e ripërtëristje dhe rritjes së mëtejshme cilësore të flotës tonë ajrore. Dy helikopterët e rij Blackhac dhe dronër Bayraktar janë pjesë e një rritjeje që do të vazhdojë” – tha shefi i ekzekutivit.
Kryeministri u ndal edhe tek impakti i bazës në ekonominë lokale të Kuçovës.
“Uroj shumë që baza e NATO-s të sjellë për banorët e zonës mundësi të reja punësimi si dhe mudnësi tëreja për gjithë zinxhirin e shërbimeve.” – tha Rama.
/a.r