Balla sulmon Berishën: Kërkoi heshtje për Sami Repishtin, që e akuzonte si spiun të Sigurimit

Deputetja Jorida Tabaku ka kërkuar një minutë heshtje në Kuvend për ndarjen e parakohshme nga jeta të anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Arben Tafaj, kryetar i shoqatës “Tirana”.

Pas kësaj kërkese, Taulant Balla ka marrë fjalën, teksa u shpreh se kjo minuta e heshtjes është bërë pak qesharake.

“Respekt për figurën e Arben Tafaj! Respekt për figurën e Sami Repishtit! Por është fyerje dhe e papranueshme kur minuta e heshtjes për atdhetarin dhe antikomunistin Sami Repishti, u kërkua nga një person që vite më parë e akuzonte për spiun të sigurimit”, shkruan Balla në facebook, ndërsa ka ndarë pjesë nga fjala e tij në Kuvend.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com