Balla: Shqipëria, e certifikuar si destinacion turistik i sigurt

“Shqipëria është certifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse”, thekson ministri i Brendshëm Taulant Balla, ndërsa sjell në vëmendjen punën e zhvilluar nga Policia e Vlorës që kapi menjëherë dy personat që vodhën paratë dhe celularët e dy turistëve të huaj, në zonën e Himarës.

Ministri Balla, në një postim në rrjetet sociale, përgëzon Policinë e Shtetit, komisariatin e Himarës për reagimin e menjëhershëm në ndalimin e autorëve dhe kthimin e sendeve të vjedhura dy turistëve të huaj.

Ministri thekson se Policia e Shtetit është në vigjilencë të plotë për të garantuar një siguri të lartë publike në të gjithë territorin, duke bërë gjithçka për të ngulitur në mendjen e keqbërësve se Shqipëria është një vend i sigurt për qytetarët dhe turistët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com