Gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar në flagrancë gjashtë drejtues mjeti “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë.
Në një reagim në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm, Taulant Balla shprehet se “të kapur në shkelje këta katër shtetas kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet”.
“ Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm po intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë”, nënvizon ministri Balla.
Gjithashtu, Balla u bën thirrje qytetarëve dhe medieve të denoncojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit duhet të rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit”, nënvizon ministri i Brendshëm.
/a.r