Balla për adresat e banimit: Thellojmë reformën për sistemin e gjendjes civile, çdo qytetar të tregojë se ku jeton

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, përmes një deklarate për mediat, deklaroi se do të ndryshohet ligji për sistemin e adresave. Balla theksoi se do të thellohet reforma për systemin e gjendjes civile.

Më tej, Balla shtoi se çdo qytetar e ka detyrim të tregojë se ku jeton.

“Do ndryshojmë ligjin për sistemin e adresave. Thellojmë reformën për sistemin e gjendjes civile. Biem dakord të gjithë që kemi revoluvion dixhital në shërbime, që ka sjellë kursime të parave dhe të kohës që ata harxhojnë për të marrë dokumentet e nevojshme.

I drejtohem me përulje çdo qytetari, që të njoftojë vendin ku banon ose vendin ku qëndron. Iu drejtohem edhe qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, ne e bëjmë të detyrueshëm deklarimin e vendit të qëndrimit. Këtë qytetarët mund ta bëjnë online.

Qytetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë ta tregojnë në E-Albania se ku jetojnë. Mund ta tregojnë me një faturë uji apo dritash. Çdo qytetar e ka detyrim të tregojë se ku jeton”, u shpreh Balla/m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com