Balla në Londër: Diaspora, rol në zhvillimin e Shqipërisë

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, takon avokatët dhe konsulentë ligjorë në Shoqatën e Avokatëve Shqiptaro-Britanikë në Londër.

Ai foli me ta për rëndësinë e diasporës shqiptare dhe kontributin e saj të pazëvendësueshëm në zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë.

Duke folur për rëndësinë historike të së drejtës së votës së Diasporës në Shqipëri, Balla tha se Shqipëria ka pasur një borxh ndaj bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit.

Ai gjithashtu vlerësoi rolin e diasporës, jo vetëm për remitancat financiare, por edhe për kontributin e saj në zhvillimin e turizmit dhe rritjen e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com