Balla e Balluku, “përplasen” me Argita Berishën

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie pas një vendimi të GJKKO-së që u vu në lëvizje nga një denoncim i Taulant Ballës.

Nëse vendimi i Gjykatës do të qëndrojë në fuqi edhe për një muaj, Berisha humbet mandatin e deputetit.
Vajza e tij, Argita Malltezi doli sot në një konferencë për shtyp së bashku me avokatët e ish kryeministrit për të akuzuar SPAK-un dhe GJKKO-në si vegla të kryeministrit Rama që po përdoren për të mbajtur në arrest shtëpie liderin e opozitës.

LSA ka kapur disa momente kur në një nga hotelet e Tiranës, Argita Malltezi futet në makinë në përfundim të konferencës për shtyp dhe pak metra larg saj janë duke biseduar zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com