300 uniforma blu së Dibrës do të kenë ambientet e reja të Drejtorisë Vendore të Policisë.
Investimi i qeverisë u pa nga afër nga zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
Përpara efektivëve të policisë, Ministri Balla ripërsëriti angazhimin e qeverisë për rritjen e pagave si dhe dhënien e kredive të buta për këtë kategori.
Teksa e cilësoi një drejtori model sa i përket infrastrukturës, Balla tha se i njëjti standard do ndiqet edhe në drejtoritë e tjera vendore.
Në godinën e re krahas Drejtorisë vendore të Dibrës do të instalohet edhe komisariati i policisë si dhe Komisariati i Kufirit dhe Migracionit.
/f.s