Ish-opinionistja e BBV1, Balina Bodinaku ka reaguar nëpërmjet një Instastory në lidhje me largimin e Bardhit nga BBV3 mbrëmjen e djeshme. Ajo pretendon se gjithçka ishte një lojë e planifikuar nga menaxheri i saj për të mos prishur karrierën e këngëtarit. Në foto ajo shkruan:
50 e ca ditë në atë shtëpi, e fëlliq pikërisht ai të cilit i ka besuar imazhin. #historishqiptare
Ajo nënkupton nëpërmjet story-t që historia e sëmundjes së nënës së tij ishte vetëm një justifikim për të nxjerrë këngëtarin nga shtëpia. Të njëjtën gjë aludoi edhe Sara mbrëmjen e djeshme, ku tha se nuk e beson arsyen që i vëllai erdhi t’i thonte brenda shtëpisë për gjendjen shëndetësore të nënës së tij.