Baçi vë bast publikisht: Nëse dikush nga opozita ulet në komision, unë bëhem me Ramën

Shumica e deputetëve të Grupit Parlamentar të PD-së, ishin kundër rezolutës së PS-së dhe rrjedhimisht kundër Komision të Posaçëm, por nëse deputetët e opozitës do marrin pjesë, ai deklaroi se do jem me Edi Ramën.

Kështu u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi në emisionit “3D” nga Alban Dudushi.

Çdo vendim do të jetë me vendimmarrja e Grupit Parlamentar, u shpreh deputeti demokrat, dhe shanset zero që dikush nga opozita ulen në komision pa vendimin e grupit.

“Mendimi im personal është që sot shumica e deputetëve të grupit parlamentar janë shprehur kundër dhe janë kundër .  për mua nuk do merret pjesë në këtë komision. Nuk ka shanse që të jemi në një komision të posaçëm në bashkëqeverisje me Ramën.  Të jesh në këtë komision i bie që të shkojmë dhe të marrim në kurriz korrupsionin dhe kusuret e Ramës dhe të pastrojmë atë në këto 12 vjet qeverisje. Për mua, ata që thonë që nuk do të votojmë dhe do të jenë në këtë komision të Posaçëm , unë e bëjë deklaratën publike, unë do jem me Edi Ramën”, deklaroi deputeti i PD-së së qarkut të Fierit, Luan Baç.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com