Mbajtja e protestës nga grupi i Rithemelimit, ka përplasur në emisionin “3D” analistin Plator Nesturi me deputetin e PD-së Luan Baçin.
Analisti Nesturi vuri theksin se me vlerë është çfarë do të ndodhë pas kësaj proteste ndërsa nga ana e tij deputeti kundërshton të konsiderohet e pavlerë kjo protestë pasi sipas tij pjesëmarrja e mijëra qytetarëve tregon mbështetjen e Partisë Demokratike.
Diskutimi:
Nesturi : Pyetja që bëhet sot, është çfarë do ndodhë nesër me këtë lloj opozite. Pra një të nesërme me opozitë të njëjtë, e ngre si pyetje për diskutim se kjo ka vlerë.
Baçi: Mos më thuaj që nuk ka vlerë, mos më ngacmo aty ku më dhemb.
Nesturi :Po çfarë të dhemb ty më parë se ty ku të prek të dhëmb, është problemi yt ky.
Baçi: Nuk është problemi im jo, por i joti që prek aty ku nuk duhet madje thua që nuk ka vlerë. Ka vlerë shumë. Pranoje që ka vlerë.
Nesturi: Po i kthehem, çfarë ndryshimi do sjellë kjo protestë nesër. Ata kanë dalë për të thenë se ku jeni ju, se s’ka opozitë.
Baçi: Ajo është opozita, opozita nuk jemi ne deputetët, por ata populli opozitar, qindra dhe mijëra njerëz.
Nesturi: Populli ka në dorë vetëm votën, por po nuk i dhe besim…
Baçi: Po si erdhën atje nga besimi apo mosbesimi. Erdhën nga besimi është fakt.
Nesturi: Të ngatërrosh sensin që të dalësh atje për të dhënë mesazhin që ku ëhstë opozita.
Baçi: Patën besim nga ata që i thirrën, patën besim nga PD, nga kryetari i Sali Berisha.
Nesturi: Cila Parti Demokratike?
Baçi: 1 Parti Demokratike, ja ajo që ishte në protestë. Edhe sot kërkoni shtiqe , e kuptoni që nuk e ndihmoni dot më maxhorancën. U dogj edhe skenari i opozitës fallso, mori fund shpresa e Edi Ramës Sot keni humbur durimin dhe nuk keni argumente. Sot flasin faktet.
/a.r