Babë e bir sherr me 3 vëllezër në një lokal, plagoset me armë zjarri 25-vjeçari në Durrës

Një sherr në një lokal mes 5 personave degjeneroi në përdorimin e armës së zjarrit e për pasojë plagosjen e një të riu në qytetin e Durrësit. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:20 të së mërkurës, në një lokal në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar dhe sipas policisë shkak u bë një konflikt i çastit.

Në sherr u përfshinë 3 vëllezër të moshës 25 vjeç, 40 vjeç dhe 28 vjeç dhe një 51-vjeçar së bashku me të birin e tij 25 vjeç. I plagosur nga kjo ngjarje mbeti njëri prej vëllezërve. 25-vjeçari sipas policisë mori plagë në këmbë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ata që qëlluan me armë dyshohet se ishin babë e bir, ndaj policia vuri në pranga 51-vjeçarin si autor të dyshuar të kësaj plagosjeje, ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim.

Në njoftimin e saj për mediat, policia thotë se vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë penale të personave të përfshirë në konflikt, si dhe për të provuar ligjërisht rrethanat e tjera të këtij rasti.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com