“Babain e vrava unë”, dalin detaje të reja nga krimi në familje në Itali, 12-vjecari u gjet i masakruar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë ditën e dielë, ku një 17-vjeçar ka vrarë me thikë babain, nënën dhe vëllain e tij të vogël.

Mediat italiane raportuan se fillimisht 17-vjeçari i tha policisë se ai e vrau babain në shënjë hakmarrjeje, pasi kur u zgjua nga gjumi e pa atë me thikë në dorë mbi trupat e pajetë të nënës dhe vëllait të tij 12-vjeçar.

Por pas ekzaminimeve të para u pa se në trupin e 17-vjeçarit nuk kishte asnjë shenjë dhune, prandaj adoleshenti pranoi se ishte ai që i kishte vrarë të gjithë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Paderno Dugnano, provincë e Milanos, ku viktima mbetën Fabio Chiaroni, 51 vjeç, nëna e tij Daniela Albano, 49 vjeç dhe vëllai i tij Lorenzo, vetëm 12 vjeç u gjetën të pajetë në dhomën e fëmijëve me shenja të shumta nga të qëlluarat me thikë.

Ata ishin të veshur me pizhama, çka mund të tregojë se janë vrarë në gjumë. Hetuesit italianë po mundohen të zbardhin arsyet e këtij krimi makabër.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se i pari që është vrarë ka qenë djali 12-vjeçar dhe mbi të ka shumë shenja dhune. Ngjarja ndodhi pas festës se 51 vjetorit të ditëlindjes së Fabios.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com