Trajneri i Gjermanisë Julian Nagelsmann ka bërë një deklaratë ‘tronditëse” në një intervistë për “Spiegel”. Ai ka rrëfyer sesi e ka përjetuar vdekjen e parakohshme të babait të tij, i cili ishte agjent sekret dhe kreu vetëvrasje 16 vite më parë kur trajneri i Kombëtares së Gjermanisë ishte 20 vjeç.
Të gjitha këto ishin të vështira dhe më shënuan”, ka theksuar ish-trajneri i Bayernit.
“Mendoj shpesh për atë ditë. Papritmas m’u desh të merrja përgjegjësinë për familjen dhe të merrja vendime të vështira, gjithashtu për të lehtësuar nënën time. Në atë kohë isha duke bërë një kurs stërvitor në Oberhatching, afër Mynihut.
“Papritur drejtori më tha të lutem dil dhe më tha që babai ishte vetëvrarë”, shtoi ai.
“Nuk la asnjë shënim vetëvrasjeje, nuk kishte asnjë shpjegim. Por mënyra se si ai mori jetën e tij më bëri të qartë se vendimi i tij ishte absolutisht i qartë për të”.
Babai i tij, i cili punonte për agjencinë federale të inteligjencës, “duhej të merrte vendime vazhdimisht në punë duke e ditur se i gjithë plani mund të shkonte keq. Ai nuk lejohej të fliste për punën e tij dhe kjo ishte edhe arsyeja që shpesh thoshte se gjithçka ishte e tepërt për të. Në punën e tij nuk ishte e mundur të ndaheshin shqetësimet. Në fund, kjo i shkaktoi shumë stres”.