Shaban Berisha është babai ish-deputetit të komunitetit egjiptian Veton Berisha dhe është arrestuar nën akuzë për përdhunim.
Shaban Berisha është një nga dy emrat e personave të arrestuar sot për rastin e dhunimit seksual të një 23-vjeçare, shtetase e Shqipërisë, me probleme mendore.
Lidhur me arrestimin e babai të tij, ka folur edhe vetë ish-deputeti Berisha, i cili tha se nuk ka ende informacione se çfarë ka ndodhur dhe s’ka pasur kontakt me babanë e tij sot.
“Jam duke ardhur rrugës, për atë rastin që po flitet. Nuk kam qasje, kontakt te baba akoma, jam rrugës t’u shku. Nuk e di. Jam t’u shku, edhe pa shku me vërtetu nuk e di. Ju betohem që asnjë informacion nuk e kam. Kam qenë në Zvicër në udhëtim zyrtar, parmbrëmë jam kthy, mbrëmë kam fol me to [babanë], ka qenë gjithçka në rregull. Jam t’u u ni tepër keq, iu lus për mirëkuptim se nuk e di çka ka ndodhë”, tha Berisha për Sinjalin.
Një vajzë 23-vjeçare, shtetase e Shqipërisë me probleme mendore dyshohet se u dhunua seksualisht dje në Pejë. Për këtë, janë arrestuar deri tani dy persona.