Justin dhe Hailey Bieber u panë së bashku duke ndjekur një shërbim në kishë natën vonë, vetëm disa orë pasi babai i saj Stephen Baldwin ngjalli shqetësim për mirëqenien e çiftit.
Çifti, i cili u martua në vitin 2018, u shfaq jo fort i lumtur ndërsa mbërritën në Churchome Church në Teatrin Saban në Beverly Hills, Kaliforni, të mërkurën në mbrëmje.
Dalja e tyre erdhi disa orë pasi babai Stephen Baldwin ripostoi një mesazh në mediat sociale duke kërkuar nga publiku lutje për vajzën e tij, 27 vjeç, dhe burrin e saj, 29 vjeç.
“Të krishterët, ju lutemi kur mendoni për Justinin dhe Hailey-n, merrni një moment për të bërë një lutje të vogël që ata të kenë mençuri, mbrojtje dhe t’i afrohen Zotit,” shkroi ai sipër videos së Justin Bieber me kitarë, të cilin më pas e fshiu.
Burimet thonë se Hailey nuk është e kënaqur me veprimin e babait të saj dhe i ka tërhequr vëmendjen.