Gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi, që u dhunua barbarisht ne 29 maj në zonën e ish-bllokut, është e stabilizuar.
Prej pesë ditësh ai gjendet i intubuar në sallën e reanimacionit në kujdes intensiv në spitalin e traumës, por pa patur përkeqësime.
Kjo do të thotë se mëngjesin e të hënës bluzat e bardha do të tentojnë zgjimin e tij.
Avokati u godit pasi la djalin e tij në kopsht nga katër persona.
Dritan nano, që dyshohet si organizator i sulmit dhe një tjetër nga dhunuesit e vetëdorëzuar u lanë një ditë më parë në burg nga gjykata.
Ata përballen me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje të avokatit Sokol Mëngjesi.
Në kërkim mbeten Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku.
/a.r