Vrasja e Liridona Ademajt është kthyer në kryefjalë të emisioneve shqiptarë, ndërsa ekspertë të të gjitha fushave nxjerrin teori të ndryshme për të zbërthyer motivin e krimit të rëndë.
Ndërkohë që Naim Mureseli e mohoi në gjykatë se kishte porositur vrasjen, familjarët kanë treguar se nuk kishin dijeni që të kishte probleme mes çiftit.
Lidhur me teoritë dhe motivet e krimit, ka reaguar avokati Tomë V. Gashi, i cili shkruan në një postim në Facebook se hamendësime mund të ketë kushdo, por motivi i vërtetë nuk do të dihet asnjëherë, nëse nuk e thotë vetë bashkëshorti i të ndjerës.
“Këshillë për “expertët“ kujdestarë të motiveve:
– Motivi i vrasjes së Liridona Ademaj kurrë nuk do të dihet. Hamendësime edhe mund të keni, por motivin e vërtetë kurrë nuk do ta dimë!
– Naim Murseli e organizoi vrasjen e Lirdonës në atë mënyrë që mos të dihet motivi kurrë.
Po ju “experta”, si po e dini motivin?
Jua ka thënë këtë Naimi apo si?”, shkruan avokati.