Avokati: Berisha ka bërë vrasje më 21 janar, SPAK nuk e fal! Haklaj: Çfarëdo që të ndodhë në Angli, këtu s’i ndryshon asgjë

Prej 3 ditësh tashmë në Komisioni Special të Apeleve të Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur shqyrtimin e kërkesës së Sali Berisha për shpalljen e tij ‘non grata’, ndërsa ka pajtuar “Brick Courts Chambers” një ndër studiot e avokatisë më të famshme në Londër dhe natyrisht më të shtrenjtat.

Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, avokati Idajet Beqiri, ngriti pyetjen sesi një i shpallur non grata gjen miliona euro për të paguar një studio ligjore në Angli dhe si arrin që të bëjë pagesat.

Për gazetarin Arbër Hitaj, avokati tha se çfarëdo rezultati të ketë gjyqi në Angli, Berisha nuk do t’I shpëtojë dot drejtësisë, sidomos për çështjen e 21 janarit, pasi sipas tij ka vrarë njerëz dhe rrezikon të dënohet më burg për jetë.

“Ai do të shkoj atje për lesh dhe do të vijë i qeshur. Po përpiqet që të dali e të fitojë nga morali i humbur. Ka humbur është i vdekur nga çdo lloj pikëpamje. Është një kufomë. Po mundohet dhe thotë po të fitojë qoftë edhe një gjyq mendon se do të rehabilitohet sikur drejtësia dhe SPAK do të pushojë akuzat, çfarë do lloj gjejë të ndodhi në Angli, 21 janarit ti marrë të keqen, pasi do të çojë në burg për jetë pasi ka vrarë, rrëzoi drejtësinë, shtypin këdo. Nuk shpëton dot pavarësisht se çfarë ndodh në Andri. Ky njeri siç e shikojnë shqiptarë. Ky e vetëfajësoj veten pasi e bëri vet kriminel e bëri vet vrasjen, pasi tha se do të vriste 300 të tjerë. Ata i thonë je ‘non grata’ se kë bërë korrupsion të lartë. Në një situatë të tillë bën kryekoprrupsionin në mes të Anglisë. Nga i gjeti gjithë ato milionë euro për të të paguar atë studio ligjore. Ku u gjeti lekët që po çon atje. Atij nuk i lejohet të çojë lekë pasi është non grata. Nëpërmjet kujt i çoi lekët në atë studio.’- tha Beqiri.

Nga ana tjetër anëtari i kryesisë së PD-së Azgan Haklaj, thotë se Berisha në mënyrë korruptive ka dërguar paratë atje, duke i bërë karshillëk Anglisë.

‘Pas shumë muajsh doli se nuk e ka pranuar kërkesën. Si guxon Berisha të bëjë korrupsion dhe mënyrën si i çoi paratë aty. I bën karshillëk Mbretërisë së Bashkuar .Çfarë do që të ndodhë nuk ndryshon asgjë. Është shpallur non grata nga SHBA. Këtë qëndrim nuk e kanë mbajtur as ndaj Sadam Hysein. Ka përzgjedhur kompaninë më të shtrenjtë. Cila ka qenë rruga e pagesës për të hapur gjyq. Kjo është një betejë me mullinjtë e erës. Është ballkoni i fundit anti-amerikan.’- tha Haklaj./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com