Një aeroplan me dy persona në bord ka bërë një ulje emergjente në jugperëndim të Sidneit.
Ai rrezikoi të përplasej me shtëpitë jashtë aeroportit dhe në një moment shihet duke iu shmangur pemëve.
Të dy personat që ishin në bord nuk pësuan lëndime.
Pamjet nga ajri shfaqin aeroplanin Cessna duke fluturuar pak centimetra mbi pemë dhe shtëpi teksa “rrëshqiti në pistën e aeroportit Bankstown.
Videoja është realizuar nga një helikopter, i cili filmoi momentin dramatik, që për fat të mirë nuk pati pasoja. Autoritetet australiane kanë filluar hetimet lidhur me këtë incident, për të përcaktuar shkakun që detyroi pilotin të bëjë ulje emergjente.
/a.r