Avionët kinezë “C919” dhe “ARJ21” të krijuar nga Korporata e Avionëve Komercialë e Kinës (COMAC) debutuan në shfaqjen ajrore të Vietnamit të hënën, për një turne demonstrues fluturimi në pesë vende të Azisë Juglindore, njoftoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG).
Shfaqja ajrore katërditore e Vietnamit është planifikuar nga e hëna deri të enjten. Të dy avionët fluturuan nga Singapori për në aeroportin ndërkombëtar “Van Don” të Vietnamit në provincën veriore Quang Ninh të hënën, pas pjesëmarrjes në Shfaqjen Ajrore të Singaporit, ku ata bënë paraqitjen e parë në një veprimtari të tillë jashtë Kinës
Në dy javët e ardhshme, “C919” dhe “ARJ21-700” do të kryejnë fluturime demonstruese në Vietnam, Laos, Kamboxhia, Malajzi dhe Indonezi për të verifikuar përshtatshmërinë e tyre ndaj aeroporteve dhe linjave në vendet e Azisë Juglindore, duke vënë themelet për zhvillimin e tregut të ardhshëm në rajon, u shpreh CMG-ja.
“C919” është një avion udhëtarësh me trup të ngushtë me kapacitet maksimal prej 192 vendesh, ndërsa “ARJ21-700” është një avion me dy motorë që ka në maksimum 90 vende.
Avioni i parë “C919” e bëri fluturimin e tij komercial përurues midis Shangait të Kinës Lindore dhe kryeqytetit të Kinës Pekin në 28 maj të vitit të kaluar. Deri tani katër avionë “C919” janë në funksionim, duke u shërbyer më shumë se 110 000 udhëtarëve.
Avoni rajonal “ARJ21” mund të transportojë 78 deri 97 udhëtarë në një interval 2 225 deri 3 700 kilometra. Ai ka kapacitete të jashtëzakonshme për sa i përket ngritjes e uljes në aeroporte në temperatura të larta dhe në lartësi të mëdha, si edhe aftësi të mëdha në përballimin e erërave të forta. Gjithsej 127 avionë “ARJ21” janë dorëzuar që nga vënia e tyre në funksionim komercial në qershor të vitit 2016, duke transportuar në mënyrë të sigurt më shumë se 11 milion udhëtarë.
Kina ka zhvilluar një seri të avionëve të avancuar të madhësisë së vogël dhe të mesme të përfaqësuar nga “Yulong” (Jade Dragon), AES100, AEF100 dhe AEP100, u bë e ditur në një simpozium mbi zhvillimin më të fundit të motorëve aeroplanë vendas të mbajtur në Pekin, njofton “CGTN”.
Aeromotori, ose motori i avionit, njihet si perla në kurorën e industrisë moderne dhe është një kulm teknik që ndiqet nga fuqitë botërore.
Kina ka zhvilluar gjithashtu sisteme hibride të energjisë, duke përfshirë motorin e turbinës të fuqizuar nga karburanti me hidrogjen, i cili do të reduktojë emetimet e karbonit.