Një gjykatë turke vendosi sot lirimin nga qelia të Ibrahim Licit që kërkohet nga drejtësia shqiptare për disa ngjarje kriminale në Shkodër, edhe pse ishte shpresuar ekstradimi i tij nga Turqia në Shqipëria. Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke komentuar këtë rast dhe të tjerët, daklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se autoritet shqiptare duhet që të “qepin” letrat, për të dokumentuar aktivitetin e tyre kriminal, që të kenë sukses me ekstradimet.
“Kohët e fundit Policia e Shtetit e ka nxjerrë në fokus punën e ekstradimeve nga Shqipëria drejt vendeve të Evropës dhe nga jashtë brenda.
Fakti që është rritur numri është pozitive, sepse njerëzit që janë nën hetim duhet të përballen me drejtësinë. Problemi është këmbëngulja e Ministrisë së Brendshme se ne po ekstradojmë bosët që kanë ikur nga Shqipëria. Pas 60 ditësh arresti nga Dubai doli Julian Meçe dhe ata e refuzuan ekstradimin. Është Denis Vaso i ndaluar, por do të dalë, sepse kështu është praktika e Emirateve të Bashkuara Arabe. E kanë shumë të fortë monitorimin.
Te rasti i Ibrahim Licit familja u kujdes të thoshte se u dorëzua. Familjari u ndoq dhe u zbulua edhe vendqëndrimi në Turqi. E vlerësuan fillimisht për ekstradimin. Vendimi fundit i gjykatës turke tregon se ai ka patur avokat të fortë që ka shfrytëzuar ndonjë të çarë në legjislacion, dhe ai është liruar, për t’u mbajtur në monitorim, pasi i kanë marrë pasaportën. Pra është i lirë.
Si do të ekstradojnë këta bosët e krimit. Jo Dubai, por Turqia. Është kapur atje Dritan Rexhepi, në Spanjë është Lulzim berisha. Si do të sillen këta? Më shumë se sa këto kërkimet është e rëndësishme që të dokumentohet aktiviteti kriminal dhe të “qepen” letrat’-tha Hoxha.
/a.r