Autokolona që shoqëronte kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban në Gjermani është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor, ku për pasojë humbi jetën një oficer policie, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.
Ngjarja ndodhi në një kryqëzim në Shtutgard, ku makinat shoqëruese goditën një nga motorët e policisë që po ashtu po shoqëronte Orban.
Aksidenti ndodhi teksa Orban ishte rrugës për në aeroportin e Shtutgartit pasi kishte ndjekur një ndeshje të Hungarisë në Europianin e futbollit.
/a.r