Auditimi i fondeve të fushatës zgjedhore për 6 marsin, KAS gjobit PS dhe PD

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka gjobitur Partinë Socialiste dhe Demokratike për shkelje të gjetura nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike në zgjedhjet vendore të 6 marsit 2022.

Konkretisht janë gjobitur 2 kryebashkiakë të PS, Emirjana Sako me 92.775 mijë lekë, Edison Memolla me 120.590 lekë të cilët u shpallën fitues në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të 2 viteve më parë.

Po ashtu është gjobitur me 91.420 lekë, Bardh Spahia ish-kryebashkiaku i Shkodrës që u zgjodh nën siglën e subjektit ‘Shtëpia e Lirisë’.

Njoftimi i plotë:

Sot, Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shpalli vendimin për shqyrtimin kërkesën nr. 1 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, për vendosje të sanksioneve administrative referuar vendimit nr. 824, datë 7.12.2023 “Për miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e pjesshme vendore, të datës 6 Mars 2022”.

KAS pranoi pjesërisht kërkesën nr. 01, datë 08.01.2024 të paraqitur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe vendosi sanksion administrativ si më poshtë vijon:

1.      Gjobë në vlerën 100 000 lekë ndaj personit përgjegjës për financat në Partinë Socialiste të Shqipërisë, bazuar në pikën 1 të nenit 173 të Kodit Zgjedhor;

2.      Gjobë në vlerën 100 000 lekë ndaj personit përgjegjës për financat në Partinë Demokratike të Shqipërisë, bazuar në pikën 1 të nenit 173 të Kodit Zgjedhor;

Gjobë në vlerën 750 000 lekë ndaj Partisë Demokratike të Shqipërisë, bazuar në pikën 3 të nenit 173 të Kodit Zgjedhor;

3.      Gjobë në vlerën 92.775 lekë ndaj zj. Emirjana Sako, kandidate për kryetare bashkie e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së, bazuar në pikën 5 të nenit 173 të Kodit Zgjedhor;

4.      Gjobë në vlerën 120.590 lekë ndaj z. Edison Memolla, kandidat për kryetare bashkie i “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së, bazuar në pikën 5 të nenit 173 të Kodit Zgjedhor;

5.      Gjobë në vlerën 91.420 lekë ndaj z. Bardh Spahia, kandidat për kryetar bashkie i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së, bazuar në pikën 5 të nenit 173 të Kodit Zgjedhor.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com