Erzen Zyberaj, atleti kosovar i cili është nisur dje nga Prishtina për në Tiranë duke vrapuar, ka arritur në 60 kilometrat e fundit.
Personat të cilët ndodhen me të, kanë shpërndarë video në Facebookun e atletit, duke treguar se ai tashmë ndodhet shumë pranë Tiranës.
Ndërkohë ditën e djeshme kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar atletin Zyberaj për këtë rrugëtim prej 260 kilometrash.
“Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar. Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”, ka shkruar kryebashkiaku i Prishtinës.