Saga e hakmarrjes mes dy fiseve Reçi dhe Bardhi në Rrëshen të Mirditës, dyshohen, se solli ekzekutimin mafioz të 30-vjeçarit Kristian Marku i njohur edhe si Kristi Bardhi mbrëmjen 13 janarit në autostradën Fier Vlorë.
Gazetari Ervin Leka në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, foli për këtë ngjarje që tronditi Vlorën, një ditë më parë.
Gjatë intervistës, gazetari Leka theksoi se hetimet janë ende në vijim, gjithashtu theksoi se i riu ishte nisur nga Tirana drejt Vlorës dhe se është qëlluar drejt tij me breshëri.
Dyshohet se autorët kanë ndjekur të gjitha lëvizjet e të riut, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën edhe 13 gëzhoja.
“Ka rezultuar se Kristi Bardhi pak para se të vritej është nisur nga kryeqyteti drejt Vlorës. Nuk dihej nëse është nxjerrë në pritë. Autorët e ngjarjes mësa duket i kanë ruajtur të gjitha lëvizjet. Autorët e dyshuar e kanë ndjekur për disa kilometra nga pas deri sa i kanë dalë paralel në korsinë e parakalimit duke e qëlluar. Janë gjetur 13 gëzhoja. I riu kishte edhe një të shkuar me precedentë penale, dhe hetimet janë shtrirë edhe sagën e hakmarrjes. Shihet si ekzekutim në shenjë hakmarrje, por ende mbetet për të vërtetuar. Në automjet është gjetur edhe një celular, nuk ka pasur armë. Pas zbërthimit të telefonit mund të cilësohet nëse ka pasur apo jo të bëjë me një hakmarrje, dhe nëse mund të ketë pasur komunikimin apo t’i jetë bërë ndonjë pritë”, tha ndër të tjera gazetari.