Atentati në Vlorë, i plagosuri i rastësishëm: Mendova se ishin fishekzjarrë! Policia më çoi në spital

Armand Spahiu, 35-vjeçari i plagosur në ngjarjen e të mërkurës në mbrëmje në Vlorë, ka folur për A2CNN, duke treguar momentet e tmerrit që ka përjetuar.

Armandi tregoi se fillimisht ka kujtuar se janë fishekzjarrë dhe është shtrirë përtokë. Kur kanë mbaruar krismat, ai është ngritur dhe ka marrë një ujë në një tabakino dhe aty ka parë se është plagosur.

“Dy efektivë të policisë pas ngjarjes më kanë çuar në spital”, tregon 35-vjeçari për A2 CNN.

Armand Spahiu ndërkohë tregon se çdo ditë punon tek fruta-perimet, tek një njeriu i tij. Ai thotë se punon për të mbajtur familjen kundrejt një page prej 2 500 lekësh të reja në ditë. Siç tregon edhe ai vetë, është e vetmja rrogë që ka në shtëpi, me të vetmet të ardhura që mbahet familja e tij.

Në spital ka marrë ndihmën mjekësore dhe ka dalë me deshirën e tij nga spitali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com