Atentati në Dobraç, ‘shpërthen’ gazetari: Berisha eksponent krimi, proteston për hallin e vet e jo për shkodranët

Mbështetës të opozitës dhe qytetarë të Shkodrës dolën këtë te shtunë në një marshim, te thirrur nga drejtues të PD, pas atentatit me tre viktima që ndodhi disa ditë më parë në lagjen Dobraç.

Lidhur me këtë marshim, gazetari Fatos Mahmutaj ka thënë në “Ora e Fundit” se Sali Berisha proteston për hallet e veta dhe jo për shkodranët.

Ai ka deklaruar se Berisha dhe Meta janë të barabartë me eksponentët e krimit që qëlluan mbi trupat e viktimave dhe të dy hanë nën akuzë.

“Berisha proteston për hallin e vetë, nuk proteston fare për qytetarët e Shkodrës. Duhet të biem dakord që rasti i Shkodrës është rasti ekstrem i krimit në Shqipëri.

Pra, krimi i tejkaluar të gjitha limitet në Shqipëri dhe unë personalisht do të isha i mendimit për të protestuar kundër krimit.

Qytetarët e Shkodrës e shohin që Berisha ka hallin e vetë, nuk ka hallin e qytetarëve. Nuk ka hallin e funksionimit të rendit publik në Shkodër, funksionon a jo.

Halli i Berishës është lirimi i Berishës, lirimi i Ilir Metës, këto janë halle personale. Atëherë nuk mund ta udhëheqin kauzën personat që janë të inkriminuar.

Pra, imagjino sikur Berisha dhe Meta të ishin ata që qëlluan mbi ata njerëz. Ata janë të akuzuar dhe kanë hallin e tyre, jo të shqiptarëve, të shkodranëve”, tha Mahmutaj.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com