Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA kanë bërë të ditur se po planifikojnë të paraqesin një projekt-ligj për të rritur sigurinë përmes Shërbimit Sekret për Presidentin Biden, ish-Presidentin Trump dhe kandidatin e pavarur Robert F. Kennedy Jr.
Legjislacioni është një përgjigje ndaj atentatit ku mbeti i plagosur ish-presidenti Donald Trump gjatë një takimi elektoral në Pensilvani ditën e shtunë.
“Ndërsa të dhënat mbi këtë ngjarje vazhdojnë të dalin, është e qartë se nevojitet më shumë mbrojtje për të gjithë kandidatët kryesorë për president. Kjo është arsyeja pse ne po planifikojmë të prezantojmë legjislacionin dypartiak që i siguron Presidentit Joe Biden, ish-presidentit Donald Trump dhe kandidatit presidencial Robert Kennedy Jr. mbrojtje të zgjeruar të Shërbimit Sekret. Çdo gjë që vonohet, është në dëm të demokracisë sonë”, thanë përfaqësuesit Mike Laëler (R-N.Y.) dhe Ritchie Torres (D-N.Y.) në një deklaratë e përbashkët.
Atentati ndaju Donald Trump ka nxjerrë në pah edhe mungesën e mbrojtjes së Shërbimit Sekret ndaj kandidatit Robert Kennedy Jr, nisur nga historia e familjes së tij, ku xhaxhai i tij, presidenti John F. Kennedy u vra në vitin 1961.
Jared Polis, guvernatori demokrat i Kolorados, shkroi në një postim në X se Biden duhet të “sigurojë menjëherë mbrojtjen e Kenedit përmes Shërbimit Sekret”.
Në një letër drejtuar drejtorit të Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle të dielën, Rep. Ruben Gallego (D-Ariz.) shkroi duke ngritur pyetjen se “a do ta rishqyrtojë Shërbimi Sekret refuzimin e mbrojtjes për kandidatin presidencial Robert F. Kennedy, Jr.?”
Komiteti i Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequr nga republikanët po planifikon një seancë dëgjimore më 22 korrik me Cheatle.