Ka ndërruar jetë në spitalin e traumës 52 vjeçari Eduart Reçi i cili mbrëmjen e djeshme u plagos me armë zjarri në afërsi të Fakultetit Ekonomik në Tiranë.
Persona të paidentifikuar e qëlluan me armë biznesmenin Reçi duke e plagosur në kokë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.
Eduart Reçi, njihej si një biznesmen në fushën e ndërtimeve dhe disa subjekteve të tjera. Në momentin e të shtënave ai ndodhej shumë pranë banesës së tij.
Policia ende nuk ka një reagim për autorin e kësaj ngjarje, apo dinamikën e saj.
/a.r