Atentat me armë ndaj 46-vjeçarit me precedent penal, “blindohet” Berati, gjendet i djegur mjeti i autorëve

Një person me precedentë të mëparshëm penalë i ka shpëtuar ditën e hënë një atentati në zonën e Beratit.

Raportohet se persona të armatosur kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi A. H, 46 vjeç.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka të lënduar, teksa në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të zonës në fshatin Kozare kanë gjetur një automjet që po digjej që dyshohet se mund të jetë i autorëve.

Nga veprimet e shpejta dyshohet se autorët janë nga qarku i Fierit dhe për këtë janë angazhuar dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariateve në varësi të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com