Atentat dy shqiptarëve në Itali/Breshëri plumbash mbi ‘Audin’, autorët e maskuar i zunë pritë (EMRAT)

Dy shqiptarë janë plagosur me armë zjarri në Como të Italisë, ndërsa autorët kanë qenë të maskuar. Ngjarja e rëndë është regjistruar në orët e vona të së premtes (20 shtator), por mbrëmjen e djeshme është bërë publike në mediat italiane.

Te plagosurit jane Indrit Lleshaj 44 vjec dhe Artan Llazari 42 vjec, dy emra te njohur per autoritetet italiane. Ata janë qëlluar me disa plumba në gjoks dhe ndodhen në spital, ku njëri raportohet se është në gjendje të rëndë dhe rrezikon vdekjen.

‘Dy shqiptarët e plagosur udhëtonin me një makinë tip Audi Q5, e cila fillimisht u bllokua nga një makinë tjetër e paidentifikuar. Sapo marshimi i tyre u ndal , mbërriti një motoçikletë me dy persona në bord, me fytyra të maskuar. Të dy fillimisht thyen xhamin e përparmë të Audi-t, por kur Lleshaj dhe Llazari zbritën, ata u goditën nga disa të shtëna me armë zjarri nga njëri prej dy të panjohurve, i cili i plagosi kryesisht në gjoks dhe në qafë’, shkruajnë mediat.

Dy shqiptarët mbetën të plagosur, ndërsa motoçikleta dhe makinat u larguan. Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, të cilat kanë filmuar ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com