Lideri i Kinës Xi Jinping ka zhvilluar të mërkurën një biesedë me ish-presidentin e Tajvanit, i cili është pro lidhjeve të ngushta me Kinën.
Ky takim, aspak i zakontë për të dyja palët, vjen vetëm disa javë përpara se në ishullin demokratik të betohet një lider të ri që Pekini e urren hapur.
Ma Ying-jeou, i cili e ka udhëhequr Tajvanin nga viti 2008 deri në vitin 2016 dhe ndodhet aktualisht në Pekin në një tur 11-ditor gjatë së cilit pritet që të vizitojë zona të ndryshme të Kinës. Dhe, me Xi do të takohet të mërkurën pasdite, sipas raportimeve të medias shtetërore CCTV.
Momenti i koregrafuar me kujdes është i zhytur në simbolikë politike: është hera e parë që një ish-president i Tajvanit është pritur nga udhëheqësi më i lartë i Kinës në Pekin që kur Chiang Kai-shek i Partisë Kuomintang (KMT) shkoi në Taipei në vitin 1949.
Ky është gjithashtu takimi i parë midis Xi dhe ish-udhëheqësit të KMT, Ma, që nga samiti i tyre historik në Singapor në 2015.
Por ribashkimi i tyre thekson gjithashtu ndarjen politike në rritje në ngushticën e Tajvanit, dhe se si qëndrimi gjithnjë e më agresiv i Xi ndaj Taipeit ka larguar më shumë tajvanezë nga Kina.
Në fjalën e tij hapëse, Xi lavdëroi Ma për kundërshtimin e “pavarësisë së Tajvanit”, duke promovuar shkëmbimet në ngushtica dhe duke rënë dakord që “të dyja anët e ngushticës i përkasin Kinës.”
/a.r