Askush s’i përgjigjet, Berisha sërish lutet: Bashkohuni për një qeveri teknike. S’mund të rrimë soditës, mosbindje civile në çdo qytet

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen për një qeveri teknike, si kushtin e të gjitha kushteve për të votuar të lirë.

Nga ballkoni i shtëpisë së tij, Berisha apeloi për mosbindje civile në të gjitha qytetet e Shqipërisë, pasi siç u shpreh ai nuk mund të qëndrojnë soditës përballë kësaj situate.

Berisha i kërkoi kryeministrit që të japë dorëheqjen: “largohu se forcë në botë nuk mund të pengojë shqiptarët pa rikthyer votën e lirë, pa shpëtuar Shqipërinë nga narkoshteti.”

“U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen për një qeveri teknike, si kushti i të gjitha kushteve që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë, të votojnë me dinjitet. Të zgjedhin ata drejtuesit e tyre, si kushti i të gjitha kushteve për të vendosur barazinë para ligjit, për tu dhënë shqiptarëve sistemin e drejtësisë që meritojnë.

A mund të rrimë ne soditës para kësaj situate. Ndaj dhe duhet të ngrihemi, në betejë pa kthim, në mosbindje civile në cdo qytet, në cdo skaj të Shqipërisë për qeveri teknike. Për betejë, rotacionin e pushtetit”, tha ndër të tjera Berisha./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com