Nga Asamble e Zgjeruar e Partisë Socialiste në Vlorë, kryeministri Edi Rama dha lajmin se nëse puna vijon me këto ritme punimet për ndërtimin e aeroportit në këtë qark do të përfundojmë brenda viti të ardhshëm.
“Përpara sesa të vijmë këtu mu dha mundësia të shikoja kantierin e aeroportit të ri ndërkombëtar. Është punë mbresëlënëse e bërë deri tani dhe padyshim që nëse gjithçka shkon sipas parashikimit dhe nëse ky ritëm i punimeve mbahet si tani ne do kemi punimet të përfunduara brenda vitit të ardhshëm dhe menjëherë do jemi të gatshëm të hyjmë në fazën e certifikimit për të filluar testimet dhe për filluar fluturimet në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.
Do të jetë një aeroport që do operohet nga aeroporti ndërkombëtar i Mynihut. Përveç planit të punës të bërë përpara nisjes së punimeve tanimë kemi edhe dy mundësi të reja shumë të mira që do të jenë një vlerë e shtuar për aeroportin e ri ndërkombëtar. Nga njëra anë kompania është në prag të firmosjes së marrëveshjes për mirëmbajtjen e avionëve me një kompani ndërkombëtare. Kështu do krijojmë një sektor krejt të ri të aviacionit civil në Shqipëri për mirëmbajtjen e avionëve.
Ndërkohë prej viti Shqipëria është në vendin e parë në klasifikimin e aviacionit aivil Europian për rritjen e numrit të pasagjerëve agjencia europiane ka vendosur që në Shqipëri të hapet akademia për kontrollorët ajrorë që është një tjetër sektor i ri që krijohet në Shqipëri. Kjo do jetë një akademi ndërkombëtare. Mendimi ynë është që këtë akademi ta hapim në Vlorë pranë aeroportit”, tha Rama.