Asambleja e PS, Klosi: Jemi në kohë të përgatitemi për zgjedhjet e 2025! Në pranverë nisim fushatën elektorale

Në mbledhjen e Asambleja e Partise Socialiste që pritet të mbahet ditën e nesërme (11 shkurt) do të ketë riorganizim të strukturave dhe analizë të gjetjeve të bëra nga 400 anëtarët sa i takon përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi në një lidhje ‘skype’ për Report Tv duke theksuar se pret që deri në pranverë të jetë mbyllur procesi zgjedhor brenda partisë deri në nivelet e anëtarëve të asamblesë për të nisur fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare 2025.

“400 anëtarët e asamblesë janë shpërndarë në terren këto 2 muaj dhe nesër do kemi një raportim të tyre për raportimin e problematikave dhe gjetjeve në terren. Deri në pranverën e këtij viti ne duhet të kemi përbyllur vakancat që kemi brenda partisë.  Punë përgatitore që PS e ka traditë para çdo provcesi zgjedhor. Presim të kemi një prezencë maksimale të anëtarëve të asamblesë.

Jemi në proces zgjedhor në PS, kemi një lëvizje statutore, zgjedhja e kryetarëve të organizatave. Do ketë një vlerësim për gjithësecilin prej tyre dhe do hyjë në një test gjatë kësaj periudhe.  Do preken të gjithë nga kryetarët e organizatave e deri në të gjitha nivelet për të shkuar më pas në zgjedhjet e Asamblesë që do zhvillohen në pranverë”- u shpreh Klosi.

Sa i takon rezultatit që pret që PS të ketë në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, Klosi tha se është ende herët për të folur për këtë pjesë por u shpreh i sigurt në fitore./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com