Protesta e opozitës para Parlamentit ka përfunduar pas rreth 1 ore nga nisja e saj, edhe pse ishte paralajmëruar të zgjaste sa seanca plenare.
Simpatizantët e opozitës ishin mbledhur pas thirrjes nga kjo e fundit për të kundërshtuar miratimin e buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm.
Ata mbajtën fjalime ku shprehën pakënaqësitë e tyre në lidhje me buxhetin, duke theksuar rëndësinë e vendosjes së një minimumi jetik prej 200 eurosh.