Artan Hoxha: Kur Jurgis Çyrbja drejtonte hipotekën, një grup nga Tirana i shkoi me 4 makina të blinduara poshtë shtëpisë

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar thirrjen e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit duke theksuar se ky rast është një shembull i shpërdorimit të detyrës.

Hoxha shpjegoi se gjatë periudhës 2013-2017 në Durrës ka pasur shumë zhvillime që lidhen me zyrën e hipotekës, që Çyrbja e ka drejtuar më herët, e cila ndodhet në një zonë me vijën bregdetare më të madhe në vend. “Kjo ka tërhequr vëmendjen e krimit të organizuar, politikës dhe pushtetarëve,” tha ai, duke shtuar se problemi kryesor në Durrës mbetet pronësia.

“Ne kemi të bëjmë me shpërdorim detyre. Duhet të presim një implikim më të madh se sa shpërdorimi i detyrës. Dorëzimi i mandatit të Çyrbjes është diçka që duhet ta shohim,” theksoi Hoxha. Ai përmendi se zyrtarë të hipotekës në Durrës kanë përjetuar kërcënime, përfshirë raste kur kanë shkuar nga jashtë dhe u është vendosur pistoleta në kokë.

Duke iu referuar situatës, Hoxha përmendi një ngjarje të veçantë, kur një grup i fuqishëm nga Tirana i janë drejtuar Çyrbjes te banesa e tij në Shijak, kur ai ishte drejtor i hipotekës. “Një grup nga më të fuqishmit në Tiranë i kanë shkuar Çyrbes te banesa e tij në Shijak kur ishte drejtor i hipotekës. Ishin 4 makina të blinduara dhe e kanë thirrur poshtë shtëpisë,” tregoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com