Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi, ish-konkurrentja Arta Kabashi, e eliminuar në ‘Prime-n’ e kaluar, ka folur më tepër lidhur me eksperiencën e saj brenda shtëpisë, marrëdhënien që ka patur me banorët e tjerë veçanërisht me një prej tyre, Romeon.
Ajo ka deklaruar se nuk ka një ‘pëlqim’ për Romeon por ka sqaruar se në fillim të njohjes së tyre Romeo ka flirtuar me të.
‘Nëse do të vazhdonte gjëja si javën e parë, me të njëjtin ritëm, ne do të vazhdonim duke flirtuar se normal nuk është diçka që mua më duket mëkat. Mirëpo rrjedha e muhabetit tonë sesi ka shkuar, në fillim ka flirtuar ai se ka menduar që jam vetëm një pamje. Më pas e ka fituar respektin për mendimet e mia dhe e ka fituar tamam respektin tim. Në momentin që e ka kuptuar se unë kam një karakter të fortë dhe që unë nuk vazhdoj veç me flirtime dhe e ka kuptuar çfarë tipi jam…’