Arritjet e sportistëve të Kosovës në Paris, reagon Edi Rama: I lumtur dhe krenar që jam miku juaj!

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, është shprehur se ndihet shumë i lumtur për arritjet e sportistëve shqiptarë të Kosovës në Lojërat Olimpike në Paris.

Ai ka thënë se është krenar që është mik i medalisteve olimpike të Kosovës, xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.

I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, shkruan kryeministri Rama.

Distria Krasniqi ka fituar në “Paris 2024” medaljen e argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com