Arrin në mbi 160 numri i të vdekurve nga tërmeti në Japoni, mbi 100 të zhdukur

Thellohet bilanci i viktimave të tërmetit në Japoni. Sipas raportit të fundit, numri i viktimave ka shkuar në 161, ndërsa 103 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

Tërmeti me magnitudë 7.5, i cili u pasua nga më shumë se një mijë pasgoditje, disa të forta, dhe që shkaktoi gjithashtu një cunami prej më shumë se një metër, plagosi 560 persona, sipas të dhënave të fundit nga autoritetet.

Rreth 23.200 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Ishikava, ndërsa mbi 66.400 pa ujë. Ndërprerjet e furnizimeve me energji elektrike dhe ujë kanë prekur edhe spitalet, azilet dhe ndërtesat ku marrin përkujdesje personat me nevoja të veçanta.

Japonia përballet me qindra tërmete çdo vit, shumica nga të cilat nuk shkaktojnë dëme për shkak të rregullave të ashpra të ndërtimit që janë në fuqi për më shumë se katër dekada. Por, shumica e ndërtesave janë të vjetra.

Japonia ndodhet në atë që njihet si “Unaza e Zjarrit”, që është një hark vullkanesh dhe pllakash tektonike në Pellgun e Paqësorit.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com