Autoritetet greke kanë zbardhur atentatin e ndodhur në dhjetor të 2023-it në Gazi të Greqisë ndaj tre të rinjve.
Sot, 4 prill 2024, në kuadër të një megaoperacioni kundër grupeve kriminale, policia identifikoi dhe arrestoi autorin e atentatit në Gaza. Bëhet fjalë për një shetats shqiptar, Nardi Ismet Idrizi rreth 37 vjeç.
Mbrëmjen e 16 dhjetorit të 2023-it 37-vjeçari shqiptar i bëri pritë me një xhip të zi të rinjve nga Kreta jashtë një lokali nate.
37-vjeçari qëlloi me një pistoletë dhe plagosi rëndë të të rinjtë të cilët kidhin shkuar në Gazi të Athinës për te festuar me miqtë e tyre.
I arrestuari është emëri njohur për autoritete greke. Ai rezulton të jetë i përfshirë se vepra penale për trafikim të lëndëve narkotike, vjedhje makinash dhe vjedhje banesash. Ai kërkohej edhe për vrasjen e shqiptarit Telub Islami në Heraklion e Ri.
Në të kaluarën 37-vjeçar është dëbuar dy herë nga Greqia. Në vitin 2012 ishte i dyshuari kryesor për një grabitje me armë në Vlorë.
/a.r