Një punonjës i një kompanie transporti, me leje qëndrimi të vlefshme dhe pa precedentë penalë, është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.
Arrestimi u bë mëngjesin e natës së Pashkëve, pas një sërë raportimesh në lidhje me një mallra të vjedhura.
Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe garazhin në pronësi të shtetasit shqiptar 35-vjeçar, banues në Kazanovë, hetuesit zbuluan dy biçikleta elektrike luksoze, njëra me vlerë 3000 euro dhe tjetra 6000 euro, të vjedhura përkatësisht javën e kaluar. Burri pranoi se i kishte blerë biçikletat nga një person i paidentifikuar.
Përveç biçikletave, në garazh u gjetën edhe 11 kg marijuanë e ndarë në 20 pako të mbyllura dhe një shumë prej 2990 euro, e fshehur e cila dyshohet se është rezultat i aktiviteteve të paligjshme.
Pas arrestimit, shqiptarit iu hoq leja e qëndrimit dhe do të dëbohet nga territori italian.
Hetimet janë ende duke u zhvilluar për të identifikuar rrjetet e kontaktit të shqiptarit të arrestuar dhe kanalet e tij të furnizimit me drogë./m.j