Një punonjëse policie në Korçë është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Efektivja L.L. u vu në pranga pasi kishte bërë një aksident automobilistik.
Gazetarja e Klan News në Korçë, Daniela Zisi, raporton se punonjësja e policisë, duke drejtuar automjetin jashtë orarit të shërbimit, doli nga rruga dhe u përplas me nëj shtyllë.
Nga verifikimet e mëpasshme, rezultoi se punonjësja e policisë drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit përtej normave të lejuara.
/a.r